Mickoski: Nesër do të vendosim nëse do të shkojmë në takim të liderëve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se gjatë ditës së nesërme do të tregojnë nëse do të shkojnë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Unë thashë se gjatë këtyre dy ditëve jam në teren, dje isha në Prilep, sot jam në Manastir ku po bëjmë promovimin e projekteve, në mbrëmje kam takim me komitetin komunal këtu në Manastir, nesër kemi tjetër ngjarje, shpresoj se në ndërkohë do të mund të konsultohem me Komitetin Ekzekutiv, me partnerët e koalicionit dhe me grupin parlamentar dhe gjatë ditës së nesërme do ta bëjmë publike qëndrimin, nëse do të shkojmë, nëse nuk shkojmë, përse nuk shkojmë”, ka thënë Mickoski.

Marketing