Në këtë datë zgjidhet shefi i ri i PNKOK

Më 7 nëntor, 4 kandidatë do të jenë në garë për shef të prokurorisë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Në mesin e katër kandidatëve është prokurorja e supsenduar Villma Ruskoska, prokurori Ermon Neziri që është zëvendës i Gavrill Buveskit në prokurorinë themlore në Shkup dhe prokurorët nga prokuroria e lartë në Gostivar, Islam Abazi dhe Desa Paunovska.

Marketing

Nga konkursi, paraqitjen e saj e tërhoqi Engjellushe Kadriu Leshi. Shefi i ri i Prokurororisë për krim të organizuar dhe korrupsion të hënën , do të zgjidhet në bazë të dispozitave të reja të Ligjit për prokurorë publik.

Për herë të parë të gjithë prokurorët në vend do të kenë të drejë të votojnë.

Me këtë rast Kryeprokurori Lubomir Joveski ka bërë thirrje që prokurorët për këtë pozitë mjaft të rëndësishme të votojnë të pavarur dhe pas presione.

“Dua të ju bëj thirrje të gjithëve në mënyrë të lirë dhe pa ngarkesa nga çfar do lloi ndikimi dhe presioni të jepni votën tuaj për kandidatin i cili ka program dhe vision më të mirë për funksionimin e ardhëshëm të Pokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.Besoj se secili prej jush ,di të bëjë zgjidhjen e duhur,ndërsa të gjithë së bashku si prokurorë publik do të tregojmë se kemi qëllim të qartë për organizim  të prokuroris të pavarur dhe të fortë” – ka thënë Joveski.

Sipas listës zgjedhore për zgjedhjen e shefit të prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion do të votojnë 163 prokurorë.Votimi do të zhvillohet nga ora 8 deri në orën 16, pas çka Këshilli i prokurorëve do të bëjë përmbledhje publike të rezultateve.

Ai që do të marr numrin më të madh të votave ,Këshilli në afat prej 7 ditëve do të emërojë si Shef të PNKOK me mandat 4 vjeçar.