Mickoski nuk lëshon pe? – Bujar Osmani tregon Planin B

I pyetur se cili do të jetë Plani B i qeverisë dhe MPJ-së nëse opozita maqedonase do të bllokojë ndryshimet kushtetuese e me këtë rrugën e integrimit të vendit, Bujar Osmani sqaroi dy planet.

Marketing

Plani A sipas tij është realizimi i ndryshimeve kushtetuese dhe hapja e kapitujve të klasterit të parë, 23 dhe 24, që parashohin luftë të ashpër kundër krimit dhe korrupsonit. Pa i eliminuar këto, sipas tij, nuk mund të vazhdojë procesi. Lufta ndaj korrupsonit, sipas tij është edhe kërkesa më e madhe e qytetarëve të vendit.

“Plani B është të mos ketë ndryshime kushtetuese. kjo e fut vendin në një izolim më të gjatë për shkak se në nëntor do të ndërpriten negociatat për ne, do të vazhdojnë për Shqipërinë, në ndërkohë është krijuar një rrugë më e përshpejtuar për anëtarësim në BE, kryesisht për shkak të Ukrainës, por edhe pak për të nxitur dialogun Serbi-Kosovë….”, tha mes tjerash osmani duke shtuar se vendet e BE-së e kanë kuptuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor

Plani B sipas Osmanit, mund të çojë që vendi të mos integrohet në BE edhe për shumë dekada.

“Vendimi se a do jemi anëtarë të plotë të BE-së deri në fund ntë kësaj dekade apo nuk do jemi deri në fund të këtij shekulli, unë mendoj se merret në muajt në vijim”, deklaroi Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.