Mickovski: Dënimet për “27 prillin” u politizuan

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka pohuar se askush nuk përkrah dhunën, por, sipas tij, dënimet të cilat janë dhënë nga sistemi gjyqësor janë të kontrolluara nga kryeministri Zaev dhe tregojnë qartë politizimin e “27 prillit”.

Marketing

“Atë të cilën unë si person e mbroj është luftë e pakompromis për drejtësi dhe luftë e pakompromis ndaj padrejtësisë që për këto katër vite është e pranishme në RMV. Askush nuk ka thënë se ne e përkrahim dhunën, përkundrazi. Nëse e hetoni rastin dhe personat të cilët janë të akuzuar për terrorizëm, atëherë mund të konstatojmë se Maqedonia është vendi i vetëm në botë që ka aq shumë terroristë në burgje.”,- theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Marketing