Mijëra kamionë në radhë, Franca rihap kufirin me Britaninë (VIDEO)

Franca pritet të rihapë kufirin e saj me Mbretërinë e Bashkuar, por vetëm për shtetasit francez.

Marketing

Televizioni publik i Francës ka transmetuar se kjo hapje do të jetë vetëm për shtetasit e saj dhe shoferët e kamionëve, të cilët duhet të testohen negativë për koronavirusin. Pas mbylljes së kufirit nga Franca prej 48 orësh me mijëra kamionë kanë qëndruar në radhë në qytetin e Kent, pranë portit Dover. Nuk është ende e qartë se sa kohë do të jetë në fuqi kjo masë e vendosur nga qeveria franceze.

Nga një video e publikuar në rrjet duket se mijëra kamion presin në rradhë për të kaluar kufirin.

Ky njoftim erdhi në një kohë kur  Komisioni Europian këshilloi 27 vendet anëtare të ndërpresin fluturimet dhe trenat nga Britania dhe të rihapin rrugët e mallrave për të “siguruar që zinxhirët thelbësorë të furnizimit të vazhdojnë të funksionojnë”, përfshirë vaksinat Covid.

Kufizimet u vendosën në një kohë kur në Britani ka shpërthyer një mutacion i ri i koronaviruait, i cili mendohet se është 2 herë më shpejt i transmetueshëm se COVID-19 aktual por e ka vdekshmërinë më të vogël./

blob:https://www.facebook.com/96467765-9738-4069-98c2-4513fb3c2afc

Marketing