Mediat izraelite raportojnë se policia ndërmori veprime kundër demonstruesve, të cilët numërohen në mijëra, pasi ata u përpoqën të bllokonin rrugën Kaplan në qendër të Tel Avivit.
Protestuesit po kërkojnë zgjedhje dhe po tregojnë zemërimin e tyre ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut, për dështimin e tij për të sjellë në shtëpi robërit që ende mbahen në Gaza, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Raportet thonë se këto protesta po ndodhin në dhjetëra vende të tjera në të gjithë kryeqytetin e Izraelit.