Milan barazon dhe mban shpresat për kalimin e grupeve

Milan ka barazuar sonte në Real Betis duke lënë të hapur ende garën për tu kualifikuar në këtë grup. Për spanjollët shënoi Lo Celso në minutën e 12’të kurse barazoi Suso në të 62’të
Milan hyri në këtë ndeshje në kërkim të një fitoreje pasi që kishte humbur në San Siro para dy jave në Europa Ligë.

Marketing

Pjesa e parë ishte një pjesë e baraspeshuar me vendasit që dolën më shpesh në sulm, sidomos në minutat e parë të saj.
Kështu në minutën e 12, ish lojtari i PSG, Lo Celso shënoi golin e parë për rezultat 1-0.

Pas goli të pësuar Milan kishte disa raste por nuk arriti që ti konkretizoi ato.
Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për mysafirët të cilët edhe kërkuan golin e barazimit.

Si rezultat i presionit të kuqezinjve erdhi deri të goli, ku nga një ndërprerje Suso gjuan në drejtim të golit por topi nuk devijohet nga askush dhe përfundon në rrjetë.
Me këtë fitore Milan ka po aq pikë sa Olympiakos derisa në vendin e parë më 10 pikë është Real Betis.

Marketing