Ballina Sport Milan ia vazhdon kontratën trajnerit Pioli

Milan ia vazhdon kontratën trajnerit Pioli

Stefano Pioli është konfirmuar trajner i Milanit deri në vitin 2022.

Marketing

‘Rossonerët’ me anë të një komunikate, kanë njoftuar se i kanë vazhduar kontratën trajnerin Stefano Pioli, deri në vitin 2022.

E ardhmja e Piolit ka qenë e pa qartë te Milan, e skuadrën nga ‘San Siro’ që synonte angazhimin e Ralf Rangnick nga RB Leipzig.

“AC Milan njofton se është arritur një marrëveshje me Stefano Pioli për zgjatjen dy vjeçare të kontratës së tij si trajner i ekipit të parë, e cila do të skadojë në qershor të vitit 2022”, thuhet në njoftim.

Pioli në të kaluarën ka drejtuar shumë skuadra, ku vlen të përmenden Lazio, Inter dhe Fiorentina.

Exit mobile version