Milan nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Portos, Reali mposht Shakhtar Donetskun

Ekipi italian ka vazhduar formën e dobët në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Portos, shkruan lajmi.net.

Dueli nisi shumë keq për italianët që e panë vetën në disavantazh qysh në min e 6′ pas golit të Luiz Diaz.

Në vazhdim Rossonerët tentuan të barazonin rezultatin, por pa sukses dhe në këtë mënyrë skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë Milani ishte akoma më kërkues dhe arriti të barazojë në min e 61′ pas autogoli të Chancel Mbemba.

Ekipi i Stefano Piolit deri në fund tentoi të merrte fitoren, por nuk arritën dhe ndeshja u mbyll baras 1-1.

Me këtë barazim Milani mbetet në vendin e fundit në grupin B me një pikë, ndërsa Porto ka pesë sosh në pozitën e dytë.

Në anën tjetër Reali ka mposhtur Shakhtar Donetskun 2-1.

Golat për Mbretërit i realizoi Karim Benzema që shënoi dy herë në min 14′ dhe 61′, ndërsa për myasfirët realizoi Fernando në min 39′.