Kjo mesjavë rezervon në ekranin e Tring duelet e xhiros së dhjetë në kampionatin më të dashur për tifozët shqiptar dhe jo vetëm, Serie A.
Sot në mbrëmje Milani do të tentojë me të gjitha forcat për të ruajtur vendin e parë në klasifikim kur përballë ka një skuadër modeste si Torino.
Lajme të mira ka nga infermieria e kuqezinjve pasi Theo Hernandez dhe Brahim Diaz dolën negativ në testin e fundit dhe do të jenë në dispozicion të teknikut Pioli, ndërsa jashtë liste mbeten Menjo, Rebic, Messias dhe në dyshim Kasijeho pas lëndimit që mori në ndeshjen e fundit ndaj Bolonjës.
Ky duel ka një rëndësi të veçantë dhe për trajnerin kuqezi pasi është ndeshja e 100-të që drejton në stolin e djallit edhe për këtë arsye motivimi është edhe më i madh për të fituar.
Nga ana tjetër e qytetit , të mërkurën në mbrëmje, zikaltërit kërkojnë të kthehen tek fitorja.
Pas atij barazimi zhgënjyes në San Siiro përballë Juventus , trajneri italian Simone Inzaghi më në fund ka diçka për t’u gëzuar. Blutë e Milanos do të ketë në dispozicion të gjithë sulmuesit, pasi dhe Korrea është rikthyer të stërvitet me skuadrën dhe do të jetë një armë më shumë për kampionët në fuqi .
Juventus ka një duel të lehtë në letër të mërkurën ne orën 18:30 përballë Sassuolos në ”Juventus Stadium”. Bardhezinjtë janë kthyer frikshëm në garën për titull ndërsa kërkojnë që edhe këtë ndeshje të bëjnë detyrën e radhës. Eksperti Massimiliano Alegri do duhet të bëjë llogaritë pa talentin Kin ndërsa në dyshim mbetet Frederiko Bernardeski pas një dëmtimi në shpatull.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera Atalanta sfidon Samdorian në transfertë, Lazio pret Fiorentinën, Roma udhëton në Kaleri dhe java mbyllet të enjten me duelin Napoli- Bolonja