Nëna vret dy vajzat 11 dhe 3 vjeçe

Një grua me origjinë nga Sri Lanka vrau mëngjesin e sotëm dy vajzat e saj, 11 dhe 3 vjeçe, të cilat qëndronin në një strehë në Verona.

Marketing

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane Ansa, e cila pohon se nuk dihen shkaqet e krimit të dyfishtë.

Nëna e dy fëmijëve është larguar nga vendi, dhe aktualisht është në kërkim. Trupat e vajzave u zbuluan mëngjesin e sotëm nga një tjetër rezident i qendrës, komuniteti arsimor “Mamma Bambino”, i cili më pas dha alarmin. Gruaja dhe dy vajzat e saj ishin në komunitet sipas një vendimi gjyqësor. Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona./