​Milani merr vendim për Krunic

Diçka ka ndryshuar në raportet mes Milanit dhe Rade Krunic gjatë kësaj vere, dhe gjiganti italian është i gatshëm që ta shes atë te Fenerbahce në muajin janar.

Marketing

Mesfushori boshnjak 30 vjeçar ishte i lidhur fortë me një kalim te gjiganti turk, Fenerbahce gjatë kësaj vere, dhe ai filloi të shtynte për një largim nga “Rossonerët” kur bisedimet mes klubeve filluan të ngecnin.

Fenerbahce thuhet se nuk dëshironte të paguante çmimin që po e kërkonte Milani, kështu duke e lënë Krunic te “Rossonerët”.

Krunic e nisi mirë këtë sezon me Milanin por që tani gjërat nuk po shkojnë siç duhet për mesfushorin boshnjak, dhe tani ai mund të largohet në merkaton dimërore.

Siç bëhet e ditur nga Daniele Longo i “Calciomercato.com”, Milani me kënaqësi do të lejojë largimin e Krunic te Fenerbahce, nëse kjo e fundit mund t’i bindë “Rossonerët” me një ofertë të kënaqshme.