Milani në bisedime me Gotze, i del një problem transferimi i tij në ‘San Siro’

AC Milan është në bisedime me agjentin e Mario Gotze për mundësinë e një lëvizjeje gjatë verës nga PSV Eindhoven.

Marketing

Sipas Sport1, e ardhmja e Gotze është e pasigurt edhe pse ai ka një kontratë me PSV deri në vitin 2024.

Benfica me trajnerin e tyre të ri Roger Schmidt po përpiqen ta nënshkruajnë atë, megjithatë Milani ‘është gjithashtu në garë’ , përcjell ORAinfo.

Berger shton se ka bisedime në vazhdim midis agjentëve të Götze dhe kuqezinjve, dhe ai ka një klauzolë lirimi prej 4-5 milionë euro që do ta bënte atë shumë të përballueshëm.

Duke pasur parasysh vështirësitë që Brahim Diaz kaloi sezonin e kaluar në rolin e mesfushorit sulmues, ish-reprezentuesi gjerman – i cili shënoi 4 gola dhe shtoi 4 asistime në 29 ndeshje të Eredivisie këtë sezon – mund të shihet si një përforcim me përvojë për sulmin e Milanit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i drejtuesve të Milanit rreth transferimit të Gotze në verë