Lëvizja BESA zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin gjeneral

Kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj të parë ku u zgjodhën organet e partisë duke filluar nga nënkryetarët, sekretarin gjeneral si dhe zëdhënësin e partise. Me shumicë votash kryesia qendrore për nënkryetar zgjodhi, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun dhe Besa Kadriun. Po ashtu, sekretar gjeneral u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa zëdhënës i partisë u zgjodh Faruk Avdiu.

Marketing

Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi situatën politike në vend dhe se cilat veprime duhet të merren më tej. Lëvizja BESA konsideron se zgjedhjet e
parakohshme parlamentare janë opsioni i duhur pasi qeveria aktuale nuk ka
kredibilitet për të udhëhequr me të ardhmen e vendit dhe se vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje parlamentare.