BDI fton edhe Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin në 20 vjetorin e partisë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar edhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela si dhe Kryetarin e Besës njëherit edhe Kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në manifestimin e 20 vjetorit të partisë.

Marketing

Në festën e BDI-së në Tetovë që do të shënojë të arriturat e përbashkëta në dy dekadat e fundit do të jenë të pranishëm shumë yje të shoubizit shqiptar.

Mes tyre do të jenë edhe Kida, Tayna, Nora Istrefi, Ghetto, Lubi B dhe 54MM.

Festa do të mbahet në Shkup në sheshin “Skënderbeu” më 3 qershor si dhe në Tetovë në sheshin “Iliria” më 4 qershor