Militao: Unë besoj se mund të përmirësohemi edhe më shumë

23:22 | 1 Maj 2021

Marketing

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao është bërë njëra nga figuar kryesore në mbrojtje që pas lëndimit të Sergio Ramos.

Eder Militao u shpreh tejet i kënaqur me golin e tij ndaj Osasunas, shkruan lajmi.net.

Militao shënoi gol në min 76’ për të mbajtur gjallë shpresën për titullin kampion.

Pas ndeshjes, ai u shpreh se Real Madridi mund të bëjë më shumë.

“Unë besoj se ne mund të bëjmë më shumë”, tha fillimisht ai.

“Duhet të fokusohemi dhe të fitojmë ndeshje pas ndeshje dhe pastaj gjërat do përmirësohen”, tha Militao.

Paraqitjet e mija? Unë dua të punoj dhe vetëm të punoj, shpresoj që të mund të vazhdoj të jem titullar, përfundoi Eder Militao./Lajmi.net/