Mini maturantët e “Fidanit” përmbyllën me sukses kapitullin e tyre të parë edukativ

Me një program të pasur artistik dhe në një atmosferë të mbushur me emocione, buzëqeshje dhe duartrokitje, Kopshti për Fëmijë “Fidani” organizoi shfaqjen përfundimtare të mini maturantëve të këtij viti.

Në praninë e Kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, drejtoreshës së kopshtit, Gzime Bakiu, Kryetarit të Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, si dhe të prindërve e mysafirëve të shumtë, rreth 280 mini maturantë shënuan përmbylljen e një etape të rëndësishme të fëmijërisë së tyre dhe fillimin e rrugëtimit drejt klasës së parë.

Nën temën e sivjetme “Cirku”, fëmijët e objekteve “Bambi”, “Lule”, “Vesëza”, “Piter Pan” dhe “Fidani” u prezantuan me pika të ndryshme muzikore dhe artistike, duke sjellë para publikut një botë të mbushur me ngjyra, imagjinatë, kreativitet dhe gëzim.

Me këtë rast u theksua rëndësia e edukimit parashkollor si themel i zhvillimit të fëmijëve, si dhe roli i pazëvendësueshëm i edukatoreve dhe prindërve në formimin e brezave të rinj.

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e institucioneve parashkollore dhe në krijimin e kushteve sa më cilësore për edukimin, zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Të gjithë mini maturantëve u urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre të ri drejt dijes dhe klasës së parë. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF