Ministrat për restorante kanë shpenzuar 115.000 euro, për telefonata 12 mijë euro

Rreth 293 mijë euro, ose saktësisht 18.048.08 denarë kanë shpenzuar funksionarët e Qeverisë në periudhën prej qershorit deri në nëntor të vitit 2018 ka treguar raporti i ri gjashtëmujor.

Marketing

Shërbimet për media të qeverisë ka bërë krahasim me shpenzimet e Qeverisë së Nikolla Gruevskit në të njejtën periudhë në vitin 2015, ku janë bërë dyfish më tepër shpenzime, ose rreth 670.000 euro.

Nga Qeveria kanë bërë krahasime edhe të shpenzimeve për shërbimet hotilerike.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut

“Shërbimet hotilerike në vend dhe jashtë të ministrave, zv/ministrave dhe sekretarëve shtetëror për vitin 2018 janë 7.066.165 denarë, pra rreth 115.000 euro, dhe janë për 2.7 herë më të ulta në krahasim me periudhën e krahasuar të vitit 2015 ku janë shpenzuar 19.132.121 denarë, ose 311.000 euro. Këto ulje serioze të shpenzimeve janë si rezultat i shkurtimit të pagesave jo produktive, edhe atë në periudhë të vizitave intensive të delegacioneve të huaja”

Nga Qeveria njoftojnë se për telefonat celularë janë shpenzuar 772.286 denarë, rreth 12.500 euro, ndërsa në vitin 2015 llogaria e njejtë ka qenë 2.602.543 denarë, ose rreth 42 mijë euro.

Marketing