Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot zhvilloi dy takime të ndara, edhe atë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Ylber Hysa dhe me kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
Në takimet në fjalë, ministri Ademi i ka adresuar prioritetet e përcaktuara në punën e tij dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën vijuese, me fokus të veçantë në reformën e arsimit fillor dhe të mesëm.
Në bisedën e tij me ambasadorin kosovar, Ademi theksoi se do të përpiqet për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit midis dy vendeve, ndërsa në takimin me kryetarin e Komunës së Kërçovës kreu i Arsimit, Ademi, ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave lokale me të cilat ballafaqohet komuna.
Të dy bashkëbiseduesit e kanë uruar Ademin për emërimin e tij si Ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe i kanë dëshiruar sukses në punën e tij.