Ministri Ademi për vizitë pune në Kroaci

Ministri i angazhuar për Diasporë Edmond Ademi sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Kroaci.

Marketing

Në organizim të qytetit të Karlovacit ai sot do të marrë pjesë në zbulimin solemn të bustit të Nënë Terezës në tempullin kombëtar të Shën Jozefit.

Sipas agjendës, Ademi nesër do të realizojë takim me diasporën në Kroaci dhe do t’i informojë për Strategjinë kombëtare tashmë të miratuar me diasporën. Në takim pritet të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm të përbashkët me qëllim të realizimit të aktiviteteve të cilat dalin nga Strategjia e Planit Veprues.

Është paraparë ministri Ademi ta vizitojë vendin ku do të ndërtohet Kisha Ortodokse Maqedonase në Zagreb.

Marketing