Të nderuar,
Sot shënohet Dita Botërore e Mësuesit – Festë e atyre që kanë vendosur të merren me profesionin më fisnik – t’i edukojnë dhe mësojnë më të rinjtë. Të krijojnë individë që do të jenë të përgatitur të ballafaqohen me sfidat e përditshme jetësore dhe individuale dhe realizimin e synimeve dhe sukseseve të tyre. Të krijojnë gjenerata të cilët do të jenë bartësit e rrjedhave shoqërore dhe promotorët e zhvillimit dhe prosperitetit të vendit.
Prandaj, roli i punonjësve të arsimit ka rëndësi dhe vend të posaçëm në çdo shoqëri. Ndaj ata duhet ta gëzojnë kujdesin tonë, të cilin, në fakt, edhe e meritojnë. Dinjiteti i profesionit për të cilin kanë vendosur ta ushtrojnë dhe respekti ndaj tyre si individë duhet të rritet vazhdimisht.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë janë të vetëdijshëm për këtë dhe, prandaj bëjmë përpjekje për përmirësimin e statusit të tyre, duke përmirësuar në vazhdimësi kushtet e punës për ta, si nga aspekti infrastrukturor për pajisjen e shkollave dhe sigurimin e mjeteve adekuate për lehtësimin e procesit mësimor, ashtu edhe nga aspekti i mirëqenies së tyre personale duke rritur të ardhurat e tyre.
Me këtë tempo edhe do të vazhdojmë, sepse kënaqësia dhe motivimi për pune te mësuesit, që janë hallka më e rëndësishme e procesit edukativo-arsimor janë bazë për përparim dhe për arritjen e standardeve të larta të cilësisë.
Urime festën, jetë të gjatë, shëndet dhe suksese!