Ministri Bekteshi nga Vjena paralajmëron instalimin e 200 MWh të reja në vend

Ministri i Ekonomisē Kreshnik Bekteshi sot ishte pjesëmarrës në Forumin ministror për energji të qēndrueshme, ku ministrat përgjegjës për energjinë nga Ballkani dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian diskutuan për mënyrat dhe planet akcionale rreth rritjes së prodhimit të energjisë elektrike, përmes burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Marketing

Qëllimi kryesor i takimit ka të bëj me ruajtjen e ambientit jetësor, gjatē prodhimit të energjisë elektrike dhe planet që duhet të realizohen pas vitit 2020, në shtetet nënshkruese të themelimit të Komunitetit Energjetik Evropian.

Ministri Bekteshi në paraqitjen e tij tha se Maqedonia gjatë 12 muajve të fundit ka bërë reforma në të gjitha fushat e energjisë, duke filliar me miratimin e Ligjit të ri për Energjetikë, plotēsisht i koordinuar me Komunitetin Energjetik Evropian, duke u ranguar në vendin më reformator nē kuadër të Komunitetit Energjetik. Ministri Bekteshi apeloi nē intensifikim të projekteve rajonale, për të arritur një stabilitet më të madh energjetik, duke padur parasysh se i gjithë rajoni është i varur nga importi i energjisë elektrike.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi është kryesues me Presidencën e Komunitetit Energjetik për vitin 2018, dhe në këtë cilësi do tē merr pjesë në Takimin vjetor të ministrave përgjegjës për energjinë, industrinë dhe ekonominë, që do të zhvillohet nē qytezën Wachau, në afërsi të Vjenës, me temë Tranzicioni energjetik në vendet nënshkruese të Marrëveshjes për themelimin e Komunitetit Energjetik Evropian.

Marketing