Ministri Bekteshi për vizitë dyditore në Ukrainë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi prej sot qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Ukrainës, ku nesër në Kiev do të bashkëkryesojë me Seancën e tretë të Komisionit ndërqeveritar maqedono-ukrainas për monitorimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë ukrainase për Bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Marketing

Gjatë vizitës, Ministri do të ketë takime bilaterale me Zëvendës Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Ekonomisë të Ukrainës Oleksij Liubçenko, si dhe me bashkë-krysuesin e Komisionit Ndërqeveritar Maqedono-Ukrainas të emëruar nga ana ukrainase, Zëvendës Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Bujqësisë Taras Kaçka.