Ministri i jashtëm shqiptarë Genc Cakaj sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.
Krahas takimit dhe pres konferencës së përbashkët të paraparë për nesër, me homologun e tij Nikolla Dimitrov, do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, kreun e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me zv/ kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani.
Në takimet me funksionarët e lartë shtetërorë, Cakaj do të diskutojë rreth marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe zhvillimeve politike në rajon, për sfidat dhe perspektivat e vendeve të rajonit.
Cakaj do të takoj edhe krerët e partive politike shqiptare. Sot pasdite do të takohet me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe më pas edhe kreun e Alternativës, Afrim Gashi dhe atë të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.