Ministri Durmishi  takim me ambasadorin e Kosovës Florian Qehaja 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka takuar ambasadorin e Republikës së Kosovës në vendin tonë, Florian Qehaja.
Ambasadori ka uruar Qeverinë e re dhe ministrin Durmishi për marrjen e postit të ministrit të Ekonomisë dhe Punës.
Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.
Ministri Durmishi shprehu pritshmëritë që trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Marketing