Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Roth për vizitë në Maqedoni

Ministri shtetëror për Evropë i Ministrisë gjermane të Punëve tëJashtme, Mihael Roth sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.

Marketing

Roth në Ohër do të ketë takim me nikoqirin e tij, Nikolla Dimitrov, me ç’rast të dytë do të marrin pjesë në debatin interaktiv me temë “Maqedonia në rrugën drejt BE-së”. Fokusi i debatit do të jetë mbi përfitimet e anëtarësimit në BE në avancimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, promovim i politikave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe nxitje të eko aktivizimit të qytetarëve”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Debati organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Gjermanisë, në bashkëpunim me komunën e Ohrit dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë. Në ngjarje është paraparë të drejtohet kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor Jani Makraduli.

Gjatë qëndrimit në Ohër, ministri Roth do të shqyrtojë monumentet kryesore të qytetit, ndërsa do të vizitojë edhe parkun nacional të Galiçicës.

Marketing