Ministri i Punës i Gjermanisë, Hubertus Heil, ka deklaruar se ai synon të propozojë një ligj që mundëson për të punuar nga shtëpia në rastet kur është e mundshme, duke e bërë këtë të mundur edhe pas përfundimit të pandemisë me koronavirus.
Në një prononcim për Bild am Zontag, ai tha se dëshiron të propozonte një ligj të tillë në vjeshtë, dhe se, sipas vlerësimeve fillestare, gjatë pandemisë, përqindja e njerëzve që punojnë nga shtëpia u rrit nga 12 në 25 për qind, kështu që tani janë të angazhuar në punë gjithsej rreth tetë milionë njerëz.