Për vizitë zyrtare në Maqedoni sot do të qëndrojë ministri i Punëve të jashtme i Mbretërisë së Norvegjisë, Stef Blok.
Ai do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Në takimin me ministrin Dimitrov pritet të bëhet fjalë për gjendjen aktuale politike në Maqedoni, aktivitetet përgatitore për referendumin, si dhe për reformën e agjendës së BE-së dhe NAT.O-s.
Pas takimit janë planifikuar deklarata të dy ministrave.
“Ky është takimi i katërt dypalësh i ministrave të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe të Mbretërisë së Holandës për periudhën prej 15 muajve që paraqet konfirmim për intensitetin e rritur të dialogut politik midis të dyja vendeve”, theksojnë në kumtesën e MPB-së.