Ministri i arsimit dhe shkencës, dr.Arbër Ademi, sot mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Federata e Xhudos e Maqedonisë me rastin e Ditës botërore të këtij sporti.
Ministri Ademi para të pranishmëve në fjalimin e tij përshëndetës shprehi kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë ngjarje me çka vendi jonë i bashkëngjitet shënimit të kësaj dite botërore.
“Është kënaqësi që kam mundësinë të jem prezent në ngjarjen e ditës së sotme të cilën e organizon Federata e Xhudos e Maqedonisë, përmes të cilit organizim vendi ynë i bashkëngjitet shënimit të kësaj dite botërore” – ka deklaruar Ademi.