Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, u
takua sot me ambasadorin e Republikës së Hungarisë Laslo Ishtvan Duks, i
shoqëruar nga këshilltari ekonomik i Ambasadës Ervin Sel.
Ambasadori Duks, në takim theksoi bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen që
Qeveria e Hungarisë i jep shtetit tone në fushën e mjedisit, veçanërisht në fushën e
menaxhimit të ujit dhe mbeturinave.
Ndër të tjera, në takim u diskutua për mundësitë e vazhdimit të mëtejshëm të
bashkëpunimit në fushën e mjedisit.
Ministri Nuredini me kënaqësi e pranoi bashkëpunimin e ofruar me bindjen se
mbështetja me projekte të reja do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe të gjithë vendit.