VMRO dhe Besa sot shpalosën koalicionin!?

VMRO-ja e Mickosckit dhe BESA e Kasamit sot kanë shpalosur koalicionin e dy subjekteve politike opozitare. Deputeti i BESËS, Fadil Zendeli sot në mbledhjen e fundit për rendin e ditës në komisionin për zgjedhje dhe emërime votoi bashkë me VMRO-në që dëshmon se ka nisur koalicionin mes VMRO-së dhe BESËS, shkruan TS.

Marketing

Nuk dihet ende pas këtij bashkëpunimi mes BESËS dhe VMRO-së do të afrohet edhe ASH-ja e Ziadin Selës.

Ndryshe ditë më parë, Bilal Kasami realizoi takim me kryetarin e VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoskin ku kanë  biseduar për ngjarjet politike në vend si dhe për situatën e përgjithshme sociale-ekonomike në shtet. Në komunikatën e BESËS thuhej se dy subjektet politike janë  dakorduar që Qeveria aktuale nuk ka kapacitet ta udhëheq procesin e rëndësishëm të euro integrimeve, për atë shkak më se e nevojshme është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Gjithashtu dy palët  janë dakorduar  që takime të këtilla publike të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Marketing