Ministria e ekonomisë dhe KFN nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Memorandum për bashkëpunim do të nënshkruajnë sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe menaxheri rajonal për Evropën Qendrore dhe Juglindore i Korporatës Financiare Ndërkombëtare, anëtare e Grupacionit Banka Botërore, Tomas Lubek.

Marketing

Memorandumi do të fillojë me zbatimin e Projektit për zgjidhjen e borxheve dhe daljen e subjekteve afariste në Maqedoni.

Projekti do të zbatohet në partneritet me qeverinë e Zvicrës, e përfaqësuar nga ana e sekretarit shtetëror për çështje ekonomike të Zvicrës (SEKO), ndërsa qëllimi i tij është tejkalimi i mangësive aktuale në kornizën e insolvencës të subjekteve afariste, me ç’ka do të ndihmohet në ruajtjen e vendeve aktuale të punës dhe krijimin e të rejave.

Ceremonisë së nënshkrimit i paraprinë Tryezë e rrumbullakët dhe diskutim në temën “Ndryshime në ligjin për falimentim”.

Marketing