Ministria për Sistem Politik bëhet me shtëpi

Në objektin në të cilin do të vendoset ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive po zhvillohen punime intensive, informon GAZETA.MK

Marketing

Vendimin për blerjen e objektit në të cilin do të vendoset ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive e udhëhequr nga Artan Grubi, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka marrë me datë 30 dhjetor të vitit 2020.

Hapja solemne e objektit të Ministrisë për Sistem Politik do të bëhet me datë 04 Janar 2021 (eHënë).

Pallati 6 katesh në vlerë prej 14 milion euro do të jetë shtëpia e re e ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive e cila ishte e vetmja ministri pa objekt amë.

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive ka trashëguar Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit kur me datë 17 mars të vitit 2019 me dy të tretën e votave, gjegjësisht 80 vota PËR, Kuvendi miratoi dy ligje që transformuan këtë sekretariat në ministri.

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive ka kompetenca mbi sigurimin dhe realizimin e mjeteve financiare të nevojshme për zhvillim të suksesshëm të procesit të realizimit të detyrimeve të cilat dalin nga Marrëveshja Kornizë në kuadër të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga donatorët.

Marketing