Sot në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Shkup, u nënshkruan tri marrëveshje mes kryeministrit Zoran Zaev, homologut të tij Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Tre liderët kanë firmosur:
Memorandumin e Mirëkuptimit për Lehtësimin e Importit, Eksportit dhe Lëvizjes së Mallrave në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshjen Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhe Shpëtimin nga Katastrofat në Ballkanin Perëndimor.
Memorandumin për lëvizjen e tregut të punës në rajon, lidhur me lejen e qëndrimit të përkohshëm.
Në këtë Forum ishin të pranishëm 400 të ftuar, ku mes të cilëve kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, veçoi Zëvendëskryeministrin e Parë në RMV, Artan Grubin, duke e përshëndetur me nje përqafim miqësor.
Ndryshe kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, muaj më parë e priti Zëvendëskryeministrin Grubi, duke i bërë thirrje shqiptarëve të diasporës të regjistrohen, gjë që bëri shumë bujë të madhe në diasporë. Rama gjithashtu ka një miqësi të madhe me liderin e BDI-së Ali Ahmetin.