Mitsotakis: Shkupi duhet ta kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për çështjen e emrit

“Nuk mund të vazhdohet kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse insiston në këtë retorikë që nga momenti i marrjes së detyrës, do ta gjejë veten në një pozitë shumë të pakëndshme kur të takohemi në Samitin e NATO-s”. Kështu tha kryeministri grek Kyriakos Mitcotakis, i pyetur nga meduat greke se çfarë po ndodh me Marrëveshjen e Prespës. Ai shpjegoi se Marrëveshja e Prespës mundëson një emër të vetëm për përdorim të përgjithshëm, jo formulë të dyfishtë dhe përsëriti edhe një herë se mosmarrëveshja mund të krijojë probleme në marrëdhëniet me Greqinë, me NATO-n dhe BE-në.

Marketing

KYRIAKOS MITCOTAKIS, KRYEMINISTËR GREK

“Sigurisht që do ta ngre dhe mendoj se do të kem shumë aleatë në këtë përpjekje. Shkupi duhet të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për një çështje të tillë, sepse nëse vendi do të përpiqej për një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur shumë vite më pare”.

Ai thotë se Shkupi ka hyrë në NATO pikërisht përmes Marrëveshjes, e cila ka problemet e veta, por ka dhënë një emër për të gjithë dhe nëse kjo sfidohet, ai thekson se Maqedonia e Veriut do të ketë probleme të mëdha,megjithatë, jo vetëm në marrëdhëniet e saj bilaterale me Greqinë, por edhe në marrëdhëniet e saj si në NATO ashtu edhe me Bashkimin Europian, në të cilin sipas tij ka ambicie të bëhet anëtare në një moment