Miu merr lekët në bankomat

Udhëtari që ndodhej në një stacion nëntokësor të trenave në New York, ka mbetur i habitur kur pa një mi, që kishte ngecur në bankomat.

Marketing

Në mënyrë të pashpjegueshme, brejtësi ka përfunduar në hapësirën ku nxjerrën paratë për klientë dhe nuk po largohej.

“Ja kush i merr paratë, që gjithnjë zhduken prej llogarive” ka shkruar një komentues, për skenën e pazakontë.
Minjtë po shtohen gjithnjë e më shumë, nëpër objektet nëntokësore të këtij qyteti, ndërsa ende nuk ka ndonjë zgjidhje për largimin e tyre.