Prokuroria e përgjithshme publike dhe pjesëtarët e MPB-së dje kanë pasur urdhër arrrest për ndalimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, njofton portali në gjuhën maqedonase “Mkd.mk”.
“Janeva ka arritur që ti telefonoj një ish-diplomati të huaj të njohur në Maqedoninë e Veriut, që ishte pjesëmarrës në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës në vitin 2015. Përveç kësaj bisede telefonike, Janeva është dëgjuar edhe me një përfaqësues të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Janeva është kërcënuar se një pjesë e xhirimeve janë deponuar edhe jashtë vendit”, ka shkruar portali maqedonas. Pas kësaj siç thuhet, Janeva ka shpëtuar nga arrestimi lidhur me rastin “Zhvatja”, ku pronari i televizionit 1TV, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe një biznesmen tjetër akuzohen për zhvatjen e një biznesmeni, i dyshuar nga Prokuroria Speciale, nga i cili janë marrë 1,5 milionë euro, por në pritje edhe miliona të tjera, për tia ndërprerë rastin e procesuar nga Specialja.