MMJPH: Mali Sharr  vëhet  nën mbrojtje të përkohshme deri në miratimin e Ligjit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, miratoi një VENDIM për mbrojtjen e përkohshme të pjesës së Malit Sharr  për të cilën procedura për shpalljen për  zonë të mbrojtur në kategorinë II – park kombëtar është në zhvillim e sipër.

Marketing

Mbrojtja e përkohshme e zonës së cilës i referohet Vendimi zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit i cili do të shpallë një pjesë të Malit Sharr park kombëtar. Si kujtesë, Projektligji është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe procedura parlamentare për miratimin e tij pritet të fillojë së shpejti.

Me miratimin e këtij ligji, vendi ynë do të ketë parkun e parë kombëtar që nga shpallja e pavarësisë, që do të thotë se sipërfaqja totale e zonave të mbrojtura në nivelin kombëtar do të jetë 13.2% e territorit të përgjithshëm.