Mobilizohen organizatat joqeveritare me moton “Ta shpëtojmë Vodnon” (Video)

Në malin “Vodno” çdo ditë e më shumë ndërtimet, edhepse sipas planit hapsinor, kjo zonë është e mbrojtur. Pas ndërtimit të kryqit, teleferikut dhe ndërtesës së Agjencisë për Komunikime Elektronike, tani në “Vodno” do të kalojë edhe traseja e gazsjellësit.

Marketing

Disa organizata qytetare të organizuar nën moton “Ta shpëtojmë Vodnon” patën takime intensive me përfaqësuesit qeveritar, nga ku morën të gjithë dokumentacionin dhe informatat e duhura për projektin, por gjithçka mbeti vetëm në transparencë. Zëvendëskryeministri, Koço Angjushev, ua bëri me dije që nuk ka ndërmend që ta ndryshojë trasenë pasi që kjo do të merrte shumë kohë.

“Sigurimi i lejes për ndërtimin e rrjetit të gazit është proces që është afatgjatë dhe proces që është filluar shumë vite më parë. Ndryshimi i trasesë për gazsjellësin është punë e cila do ta anulonte ndërtimin e gazsjellësit dhe furnizimin me gaz të disa rajoneve në Republikën e Maqedonisë në afat më të gjatë, 3, 4, 5 vjet, por mundet edhe më shumë”, tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër.

Ai u premtoi këtyre organizatave që për çdo dru të prerë, dhjetë të tjerë do të mbillen, por kjo nuk është e mjaftueshme për ta. Njëra prej përfaqësuesve të këtyre organizatave, Tatjana Stojanovska thotë që Angjushev duhet të bëjë dallimin prej ambientit jetësor dhe zonës së mbrojtur.

“Realisht, nëse i zbatojnë ligjet atëherë traseja nuk do të duhej të kalon në këtë zonë të mbrojtur. Zotëri Angjushev duhet edhe një herë të mendojë se a e kanë vlerën e njëjtë zona e mbrojtur dhe ambienti jetësor”, u shpreh Tatjana Stojanovska. – “TA SHPËTOJMË VODNON”Ata thonë që 56 kilometra të trasesë për gazsjellësin do të kalojnë në prona private dhe koha që do të shfrytëzohet për negociata me pronarët mund të shfrytëzohet që traseja të ndryshohet dhe mos të kalojë në “Vodno”. Stojanovska paralajmëroi se do t’i informojë edhe organizatat ndërkombëtare, kurse nuk kanë kontaktuar me deputetët Liljana Popovska për shkak se nuk duan ta politizojnë lëvizjen e tyre.

Marketing