Monedha ruse zhvlerësohet në një nivel rekord, ja sa përqind të vlerës së saj ka humbur

Duket se sanksionet “shkatërruese” për Rusin kanë filluar të japin efekt pasi Rubla ra me gati 40% në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave kundrejt dollarit amerikan ditën e sotme.

Marketing

Rubla ra deri në 119 për dollar dhe së fundi ra me 28.77% në 118 nga çmimi i mbylljes 83.64 të premten.

Sanksionet e vendosura nga shumë vende për Rusinë përfshijnë bllokimin e disa bankave ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift, duke i shtyrë investitorët të parashikojnë një kursim të monedhës ruse ndërsa njerëzit përpiqen të ndryshojnë paratë e tyre për dollarë dhe prerje të tjera.