‘Monstra’, zbulohet ADN-ja nga katër persona në “omegën”

Më deklaratë të një persona ekspert si biolog në laboratorin e MPB sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.
Në fillim të seancës, prokurorja e PSP-së Fatime Fetai, kërkoi nga Gjykata të përgjigjet deri ku është procedura për ekstradimin e të pandehurve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq nga Kosova.

Marketing

Gjykatësi Ognen Stavrev, tha se ka marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes, dhe kërkoi që Prokuroria ta lexojë. Në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se është kërkuar ekstradim i Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit nga Kosova, por se ende nuk ka përgjigje.

Në seancën e sotme janë thirrur katër ekspertë, nga të cilët tre ekspertë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Eksperti sqaroi se pranë MPB-së ka dy laboratore, nga të cilat në njërën kryhet hetim biologjik të gjurmëve ADN nga vendi i ngjarjes, ndërsa në analizën e dytë të ADN-s në ekzemplarë referentë nga persona të marrë për krahasim. Që të dy të akredituar.

“Me urdhër të një gjykatësi hetues më 13 prill të vitit 2012, ditën e njëjtë është kryer përpunim kriminalistik teknik i automjetit “opel omega”. Kontrolli është kryer në një garazhë në kuadër të MPB-së”, tha eksperti.

Gjatë kontrollit të kryer në brendësinë e automjetit nuk janë hasur gjurmë të dukshme, kështu që është qasur drejt ngritjes së gjurmëve me origjinë biologjike nga më shumë vende në automjet. Pas analizës ADN të zbatuar janë fituar katër ADN profile.

ADN profilet e fituara, theksoi eksperti, janë futur në bazën e ADN-së për kërkim.

“Monstra” ndodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar dhanë deklarata ekspertë nga krim-teknika e MPB-së. Sipas ekspertizave tyre, tek Liqeni i Smillkovës është qëlluar me dy pushka “kallashnikov” dhe një pistoletë.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, kur janë vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski,me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Azirin dhe ua shqiptoi masat e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rastin “Monstra” e mori Prokuroria Speciale dhe lënda u kthye për rigjykim.

Marketing