Mos mbani celularët në dorë apo në xhep prapa, ja çka i ndodhi shkupjanes

Një qytetare e Shkupit ka qenë pre e një sulmi nga një grabitës, i cili e ka sulmuar për tia marrë telefonin celular që e kishte në dorë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, kur grabitësi ka hetuar se qytetarja po mbante celularin në dorë “Iphone” .

Marketing

Ai në një moment e ka sulmuar duke përdorur forcë. Por, qytetarja i ka rezistuar sulmit dhe është kacafytur me dhunuesin, duke kërkuar ndihmë nga kalimtarët e rastit.

Grabitësi pasi që nuk ka pasur sukses se është alarmuar ngjarja, është arratisur në drejtim të panjohur. Megjithatë, MPB pas disa ditëve ka zbuluar autorin ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit.

Ndërkohë, në rrjetet sociale bëhet thirrje që mos të ekspozohen aparate të shtrenjta telefonike, pasi që qytetarët mund të jenë cak i sulmuesve.

Marketing