Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, kryesisht në rajonet malore. Do të fryjë erë mesatare veriore. UV do të jetë 8.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri në 23, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 36 gradë.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës me temperaturë deri në 33 gradë Celsius.
Deri të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në disa vende, ndërsa posaçërisht në male me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Reshje më intensive dhe më të shpeshta të shiut do të ketë të enjten dhe të premten. Gjatë fundjavës pritet mot më stabil dhe më i ngrohtë.