Moti i keq nuk lejon avionin e Von der Leyen të ngrihet nga aeroporti i Beogradit

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen nuk do të munde ttë vijojë në Malin e Zi turin e takimeve të saj në Ballkanin Perëndimor, sikurse ishte parashikuar.

Pas vizitës në Kosovë, Shqipëri, Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, Von der Leyen ka spostuar vizitë e saj në Malin e Zi për shkak të kushteve atmosferike, që nuk kanë lejuar ngritjen e avionit të saj nga aeroporti i Beogradit.

Marketing

“Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në deklaratën e BE.

Vetë Presidentja e KE, ka njoftuar përmes një tuiteri se vizita do të ketë një moment të dytë.

“Mezi pres që së shpejti të vizitoj sërish vendin tuaj të bukur”, shkroi Von der Leyen

Marketing