Xhaferi: Maqedonia ka përparuar vetëm në fushën e integrimeve, ekonomia lë për të dëshiruar!

Musa Xhaferri përpara fillimit të mbledhjes së Kryesisë ka bërë një deklaratë të shkurtër ku ka kritikuar performancën e ministrave. Ai tha se përveçse në aspektin e eurointegrimeve ku jemi bërë tashmë pjesë e NATO-s dhe janë hapur negociatat me BE-në, pjesa tjetër si ajo ekonomike lë për të dëshiruar.
“Mendojmë se performanca është e dobët, përveçse Maqedonia në politikë të jashtme ka pasur sukses, ku është hapur rruga për integrime dhe jemi anëtarë të NATO-s. Kurse resorët ekonomikë lenë për të dëshiruar. Për shkak të performancës do të kërkojmë të ketë lëvizje të ministrave. Le të vijnë gjenerata të reja që janë më të përgatitura.”- tha Xhaferri.

Marketing