Moti i keq përfshin jugun e Italisë, humb jetën një turiste

Moti i keq ka përfshirë sot pasdite jugun e Italisë, sidomos ishullin e Sardenjës, ku u shënua edhe viktima e parë.

Marketing

Viktima, një turiste gjermane 61-vjeçare, ishte me familjarët kur u godit nga një rrufe, shkruan ATSH.

Ngjarja ndodhi në lokalitetin e Nascas, në jugperëndim të Sardenjës. Kjo vdekje e çon në 16 numrin e përgjithshëm të viktimave nga moti i keq në Itali.