Moti me diell dhe shumë i ngrohtë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimorë.

Marketing

Në orët e mbrëmjes drejtë së premtes moti do të jetë jostabil me reshje të dendura të shiut dhe bubullima.

Temperatura minimalë do të jetë në interval prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 29 deri në 38 gradë.

UV=8

Në Shkup moti gjatë ditës do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Në orët e mbrëmjes do të jetë jostabil dhe me reshje të dendura të shiut, bubullimave dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 36 gradë Celsiusë.