Moti me diell dhe vranësira lokale, temperatura deri në 19 gradë

Moti Sot me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore të vendit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 19 gradë.

Marketing

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë.