Moti me temperatura deri në 31 gradë Celsius

Moti gjatë ditës së sotme në vend do të jetë me vranësira mesatare dhe i ngrohtë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor.

Marketing

Pasdite dhe gjatë natës kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 8 deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 23 deri në 31 gradë Celsius. Në Shkup mot me vranësira mesatare me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të zbret deri në 12, ndërsa ajo gjatë ditës deri në 28 gradë Celsius.

Të dielën do të mbajë mot i ngrohtë mbi mesatar, ndërsa në më shumë vende rritje të vranësirave. Të martën temperatura e ditës do të ulet për disa gradë dhe do të ketë reshje lokale të shiut.

Marketing