Raiola: Pogba gjithmonë ka dashur të luajë për Real Madrid

9:14 | 1 Maj 2021

Marketing

Mino Raiola ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle Diario AS, ku edhe ka biseduar për të ardhmen e Paul Pogbas.

E ardhmja e Paul Pogbas mbetet në dyshim pasi akoma nuk dihet nëse do të vazhdojë me Manchester United apo do të largohet nga klubi, transmeton lajmi.net.

Në mesin e këtij sezoni, trajneri Ole Gunnar Solskjaer pati deklaruar se francezi do të qëndrojë në qoftë se ‘Djajtë e Kuq’ fitojnë trofe.

Mirëpo, agjenti Mino Raiola ka hedh dyshime mbi të ardhmen e tij te Manchester United, kjo pasi ai mund të largohet drejt Real Madrid.

“Të them të drejtën, për Porgban, të luajë për Real Madrid ka qenë gjithmonë një opsion, edhe më shumë tani me Zidane, i cili është idhulli tij i fëmijërisë”, ka thënë Raiola.

Po ashtu ai shpjegoi se arsyeja kryesore pse nuk ka pasur një transferim të tillë deri tani është se klubet e mëdha nuk dëshirojnë që të shesin lojarët e tyre më të mirë në klube të tjera të mëdha./Lajmi.net/